Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit: Nuk e kam idenë si ta ndal Mesin

Ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Është fjalë për futbollistin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk. Holandezi është një nga më të mirët në rolin e tij, por kjo nuk e pengon aspak të pranojë së nuk e ka idenë se si do të ndalojë Mesin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Liverpuli do të ndeshet me Barcelonën më datë 1 maj dhe deri atëherë mbrojtësi duhet të gjejë një mënyrë pasi argjentinasi nëse nuk markohet siç duhet mund të shkaktojë telashe për kundërshtarët.

“Si do ta ndalojmë Mesin? Nuk e kam idenë, do të shohim por duhet t’ia dalim sëbashku. E vetmja formë për të mbrojtur mirë është të mbrohemi të gjithë bashkë. Por, do të jetë e vështirë pasi është futbollisti më i mirë në botë”, tha Van Dajk. Mbrojtësi shpreson te puna e gjithë skuadrës për të ndalur Mesin dhe me trajnerin Klop që duhet të ndërtoj një skuadër perfekte në aspektin defensiv.

/Egi Çabeli-VipSport.al/