Marota si Sarri: Diferenca me Juven është ekonomike, e ardhmja e Ikardit vendoset nga vetë ai

Drejtori i ri sportiv i Interit është shprehur se ardhmja shumë e diskutueshme e sulmuesit, Mauro Ikardi do të vendoset nga vetë vullneti i futbollistit. Në një intervistë, Marrota u shpreh ndër të tjera se diferenca me Juventusin është më shumë në anën ekonomike.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime mbi të ardhmen e Ikardit, pavarësisht ritualeve të rinovimit, kemi një kontratë për dy vitet e ardhshme. Ikardi është një nga sulmuesit e ri më të mirë dhe vullneti i shoqërisë është i rëndësishëm, por është shumë i rëndësishëm edhe vullneti i vetë futbollistit.

Juventusi do të ketë një rol protagonisti dhe në vitet në vazhdim, sepse ka diferenca me klubet e tjera sidomos në nivelin ekonomik. Juventusi është një shoqëri e fortë dhe shikohet si një model referimi. Interi në 8 vite ka ndryshuar 3 herë pronësinë e klubit, mungon ende stabiliteti”, tha Marrota.

/Egi Çabeli-VipSport.al/