‘Mallkimi’ i Guardiolës, pas Barcelonës trajneri ‘harron’ si triumfohet në Champions

Pep Guardiola pa dyshim është një nga trajnerët më të mirë në botën e futbollit. Tekniku 48-vjeçar ishte menjëherë  i suksesshëm në rolin e tij, teksa me Barcelonën krijoi një skuadër e cila ishte e pamposhtur. Në 5 vite me Barcelonë, tekniku sundoi teksa fitoi të gjithë titujt.

Duke qenë se më Barçën trajneri nuk gjente më motivim atëherë vendosi të largohej drejt Bajernit. Por në këtë moment filluan dhe telashet për 48-vjeçarin, i cili pavarësisht se triumfoi në Bundesliga, nuk arriti të drejtonte skuadrën drejt trofeut të Champions League. E njëjta histori edhe me Mançester Sitin. Guardiola ka sukses në kampionati ishullor, por kur vjen momenti i Europës atëherë trajnerin e ndjek fati i keq.

Edhe në ndeshjen e djeshme, pavarësisht se Siti triumfoi sërish nuk ia doli të kualifikohej, teksa trajneri u pa shumë i dëshpëruar. Duket si një mallkim që vjen nga Barcelona, pasi Guardiola pasi u largua nga katalanasit nuk ka arritur më në finale, teksa ka koleksionuar 4 gjysmëfinale, dy çerekfinale dhe një herë është eliminuar në 1/8.

/Egi Çabeli-VipSport.al/