Luftëtari i plotë drejt Vlorës, stafi jep këshilla për kartonët

Luftëtari i këtij sezoni ka vuajtur shumë në organikë sidomos, por edhe nga dëmtimet apo pezullimet. Por, nga sa bëhet e ditur, skuadra bluzi pas fitores me Laçin ka nisur që të mendojë menjëherë për ndeshjen në transfertë me skuadrën e Flamurtarit në Vlorë. Një tjetër finale por që bluzinjtë duan që ta kalojnë me sukses për vetë synimin mbijetesë që kanë.

Por, stafi bluzi ka bërë thirrje për lojtarët që të bëjnë kujdes edhe nga kartonët. Shumë nga titullarët rrezikojnë dhe kanë nga 3 kartonë, ndaj edhe duke parë nevojën për pikë dhe lojtarë, drejtuesit u druhen edhe kartonëve në këto javë të fundit.

Në Vlorë me shumë gjasa do të rikthehet edhe Behar Ramadani, një nga kualitetet e skuadrës bluzi dhe lojtarët më të spikatur në edicionet e fundit.

E.S./Vipsport.al/