Luftëtari i falet sërish Dungës, afrikani i jep tri pikë të çmuara mbijetese (Video)

Në Gjirokastër luhej një ndeshje shumë e rëndësishme dhe Luftëtari nuk ka falur. Goli i afrikanit Dunga i ka dhënë një fitore shumë të çmuar për mbijetesën, ndërsa Laçi ka komplikuar gjithçka për Kupat e Europës. Dunga realizoi në minutën e 51-të, pas një pasimi të saktë të Aleksit. Fili ishte pa fat, pasi goditi dy herë shtyllën, kurse Dungës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Luftëtari ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe mbijetesa është shumë pranë.

Trajnerët Ahmataj dhe Starova kishin bërë ndryshime në këtë ndeshje. Te Luftëtari luajti nga minuta e parë portieri Edvan Bakaj, i cili më parë ka luajtur edhe për Laçin. Trajneri Starova e nisi ndeshjen me 5 mbrojtës, por pas golit të pësuar ndryshoi skemën dhe shtoi forcat sulmuese, por pa mundur të barazojë.

 

Mbyllet ndeshja, 1-0

90+4′ – Gjoni humb rastin ideal për të barazuar. Kros në zonë dhe mbrojtësi gjuan me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Bakajt.

 

90+3′ – Kundërsulm i shpejtë i Lufttarit, që mbyllet me gjuajtjen me kokë të Açkës, pret Selmani.

Akordohen 4 minuta shtesë

90′ – Okpotu kroson bukur në zonë nga e djathta, vjen me shpejtësi Mersinaj, i cili gjuan me kokë, por nuk gjen kuadratin.

88′ – Shtubina kroson ulët nga e djathta, largon rrezikun Açka nga zona gjirokastrite.

86′ – Ndërrimi i fundit te Luftëtari. Del Realdo Fili dhe në fushë Oshafi.

84′ – Luftëtari tërhiqet prapa dhe Laçi shton sulmet, por nuk ka qartësi.

83′ – Xhixha pason bukur pë Mane, i cili gjuan fort brenda zonës, mbi kuadratin e portës së Bakajt.

82′ – Goditje këndi për Luftëtarin. Fili kroson në zonë, Koconis dhe më pas Rustem Hoxha devijon, por jashtë kuadratit

79′ – Xhekson mbyll zonën, duke mos lejuar Lushkjan të futet në zonë.

77′ – Toro dhe Gjoni dalin në ndihmë të sulmit. I pari kroson nga e djathta në zonë dhe i dyti gjuan, por mbi kuadrat.

74′ – Trajneri Starova mbyll ndërrimet. Del Jonuzi dhe vendin e tij e merr Najdenov.

68′ – Neziri në fushë te Luftëtari, merr vendin e Ymerajt.

67′ – Luftëtari pranë golit të dytë. Fili godet fluturimthi pas një topi të ardhur nga e djathta nga Rapa. Topit përplaset në traversë dhe më pas godet Dunga, duke shënuar, por ka pozicion jashtë loje. Ka protesta nga gjirokastritët.

62′ – Starova shton forcat sulmuese në fushë. Del Sefgjini, futet Okpotu.

60′ – Ndërhyn nga stoli edhe trajneri Ahmataj, duke aktivizuar Açkën në vend të Demos.

59′ – Laçi fiton një goditje dënimi nga e majta e sulmit, pas pengimit të Lushkjas. Ka protesta nga Luftëtari, pasi Sino lejoi avantazhin fillimisht.

57′ – Lëvizja e parë e trajnerit Sulejman Starova. Largohet nga fusha Çokaj dhe vendin e tij e merr Eler.

54′ – Fili merr një top nga e majta dhe gjuan fort, topi godet traversën dhe kthehet në lojë, por duket se kur është përplasur në tokë, e ka kaluar vijën fatale. Pa fat fieraku.

51′ – GOOOOL. Luftëtari në avantazh, shënon sulmuesi Dunga. Një asist perfekt i Aleksit dhe afrikani nuk fal përballë Selmanit. 1-0.

 

47′ – Aleksi gjuan nga jashtë zonës, topi kalon jashtë kuadratit të Selmanit.

46′ – Nis pjesa e dytë, nuk ka lëvizje nga trajnerët Ahmataj dhe Starova.

45′ – Koconis ndëshkohet me karton të verdhë.

43′ – Dunga humbet ekuilibrin në hyrje të zonës, largon topin mbrojtja e Laçit.

41′ – Dunga kombinon bukur me Ymerajn, por ky i fundit gabon në momentin final, duke krosuar jashtë.

37′ – Vahzdojnë sulmet e Luftëtarit. Ymeraj kroson në zonë nga e djathta, ndërhyn Shtubina me kokë, duke larguar rrezikun.

31′ – Fili, në pozicion ballor, gjuan nga jashtë zonës me të djathtën, por mbi traun e portës së Selmanit.

 

25′ – Shtubina kroson në zonë nga e djathta. Mane ndalon topin, por më pas ndërhyn Koconis, i cili largon rrezikun.

19′ – Tjetër kros drejt zonës së Laçit, nga Demo këtë herë, largon topin Selmani me majat e gishtave.

18′ – Rapa kroson në zonë nga e djathta, pret Selmani pa vështirësi.

12′ – Goditje dënimi për Laçin, në krahun e majtë të sulmit. Kroson Jonuzi, Toro gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.

9′ – Aleksi jep një top të gjatë për Rapon, del me shpejtësi portieri Selmani.

7′ – Fili kroson në zonë nga e majta, largon Toro.

3′ – Dëmtohet Rapa, por merr ndihmën e parë dhe kthehet në fushë.

2′ – Fili tenton një pasim të shpejtë te Dunga, por topi nuk mbërrin te sulmuesi i Luftëtarit, ndalet nga mbrojtja.

1′ – Nis ndeshja në Gjirokastër. Laçi shkelmon topin e parë.

 

Luftëtari-Laçi 1-0 

Shënues: Dunga 51′

Luftëtari: Bakaj, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Aleksi, Demo (Açka 60′), Rapo, Fili (Oshafi 86′), Ymeraj (Neziri 68′), Dunga. Trajner: J.Ahmataj

Laçi: Selmani, Shtubina, Toro, Mersinaj, Sefgjini (Okpotu 62′), Gjoni, Çokaj (Eler 57′), Jonuzi (Najdenov 74′), Lushkja, Mane, Xhixha. Trajner: S.Starova.

Arbitër: E.Sino.

KV: Koconis 45′