Lojtarë nga Xhenoa dhe Uatfordi, të rinjtë e Shqipërisë në tjetër turne miqësor

Shqipëria U16 vetëm pak ditë më parë, mbylli turneun ‘UEFA Development U16’ duke regjistruar 3 humbje në 3 ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që në plan është një tjetër turne miqësor për këtë grupmoshë. Të besuarit e Elvin Beqirit, do të marrin pjesë në ‘International U16 Tournament’ që zhvillohet në Turqi dhe kuqezinjtë do të kenë një grup relativisht të lehtë.

Turqia vendase, Bjellorusia dhe Lituani do të jenë kundërshtarët e Shqipërisë në turneun që nis pak ditë më vonë. Kuqezinjtë e nisin turneun ndaj Bjellorusisë në datën 15 prill ndërkohë që vetëm dy ditë më vonë luajnë ndaj Turqisë, duke e mbyllur në datën 19 prill përballë Bjellorusisë.

Trajneri Elvin Beqiri ka publikuar edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këtë turne, ku bie në sy se ka futbollistë nga Xhenoa, Uatfordi dhe nga Greqia, ndërkohë që nuk mungojnë as nga kampionati shqiptar. Të gjithë futbollistët, janë të datëlindjes 2004, nga ku pritet të ketë elementë të rinj të cilët mund të jenë të denjë shumë shpejt për U17 apo edhe U19 e Shqipërisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/