Liga e Kampionëve/ UEFA përcakton kalendarin e gjysmëfinaleve

Pas përcaktimit të çifteve gjysmëfinaliste, ditën e sotme UEFA ka publikuar edhe kalendarin në të cilën do të zhvillohen përballjet. Kështu përballja e parë do të jetë sfida e datës 30 prill mes Totenhemit dhe Ajaksit. Dy skuadrat që dhuruan surprizën në turin çerekfinal teksa edhe pse nuk ishin ekipet favorite ia arritën të eliminonin respektivisht, Mançester Sitin dhe Ajaksin.  Në këtë formë, Totenhemi do ta luajë përballjen e parë në stadiumin e ri, ndërsa Ajaksi e ka treguar se di të marrë rezultat edhe larg Holandës.

Ndërkaq ndeshja tjetër do të zhvillohet më datë 1 maj, teksa Barcelona do të presë Liverpulin. Katalanasit pas Mançester Junajtid, do të kenë përballë sërish një skuadër angleze, ndërsa fakti që ndeshjen e parë e luajnë në ‘Camp Nou’, mund të jetë një faktor favorizues për Mesin me shokë.

Ndërkohë, për Liverpulin e Jurgen Klop kjo do të jetë prova e vërtetë nëse të kuqtë mund të pretendojnë triumfin në Champions, teksa përballë katalanasve do të duhet një skuadër në maksimumin e mundësive.

/Egi Çabeli-VipSport.al/