Liga e Europës / Napoli “vulos” krizën italiane, Eintrahti vazhdon mrekullitë (VIDEO)

Arsenali, Valencia, Eintraht Frankfurt dhe Çelsi janë katër gjysmëfinalistët e Ligës së Europës, ndërsa do të diskutojnë mes tyre në muajin maj se kush do të jetë fituesi i këtij turneu që garanton biletën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Arsenali tregoi edhe në Itali përballë Napolit një lojë të mirë dhe e mbylli transfertën me një sukses, duke mposhtur vendasit falë golit të Lakazet e duke bërë që Italia të mbetet pa asnjë përfaqësuese as në katërshen e fundit të këtij turneu.

Për Valencian ishte gjithçka e thjeshtë, pasi fitoren në transfertë e shoqëroi me një tjetër sukses në shtëpi përballë Vijarealit, ndërsa Çelsi dhe Slavia Pragë dhuruan një goleadë në Londër.

Ndeshja më emocionuese, e cila mbajti në ankth deri në sekondën e fundit, ishte ajo mes Eintrahtit të Frankfurtit dhe Benfikës. Portugezët kishin fituar 4-2 në shtëpi, por gjermanët siguruan triumfin 2-0 në fushën e tyre dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale falë rregullti të golit jashtë fushe.

NDESHJET
Çelsi-Slavia Pragë 4-3 (1-0)
5′, 27′ Pedro, 10′ (ag) Deli, 17′ Zhiru / 26′ Sucek, 51′, 54′ Sevcik

Eintraht Frankfurt-Benfika 2-0 (2-4)
37′ Kostic, 68′ Rode

Valencia-Vijareal 2-0 (3-1)
13′ Latorre, 54′ Pareho

Napoli-Arsenal 0-1 (0-2)
36′ Lakazet

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para