Liga e Europës/ Napoli beson te përmbysja, Çelsi drejt gjysmëfinales

Në mbrëmjen e sotme do të përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste të kompeticionit të dytë madhor për nga rëndësia në Europë, Liga e Europës. Në ndeshjet e sotme çerekfinale, takimi që pritet me shumë interes është ai mes Napolit dhe Arsenalit. Topçinjtë janë favoritët kryesorë për të kaluar më tej, teksa në Londër triumfuan me rezultatin e pastër 2-0. Megjithatë, Napoli i Elseid Hysajt beson të përmbysja teksa edhe tekniku Ançeloti në konferencën për shtyp e deklaroi se ekipi i tij ende nuk është dorëzuar.

Ndërkaq në takimet e tjera, Çelsi do të presë në shtëpi Sllavian e Pragës. Londinezët janë në avantazhin e një goli dhe në ‘Stamford Bridge’, të besuarit e Mauricio Sarrit pritet të mos e diskutojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Pikërisht, stadiumi i tyre është një pikë e fortë për ekipin, ndërsa nuk humbur në 8 ndeshjet e fundit në shtëpi, sa i përket Europa League.

Ndërkohë, Benfika ka hedhur një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinale teksa në ndeshjen e parë në Lisbonë, mposhtën me rezultatin 4-2, skuadrën e Ejntrahtit të Frankfurtit. Të udhëhequr nga talenti, Zhoao Feliks, Benfika duket e sigurt në rrugën e saj, por nga ana tjetër edhe Frankfurti këtë sezon ka dhuruar futboll spektakolar, ndërsa në organikën e ekipit është dhe një nga sulmuesit më të spikatur, Luka Joviç. Në ndeshjen tjetër, është një duel i gjithi spanjoll. Valencia pret Vijarealin ndërkohë që në takimin e parë ka triumfuar me shifrat 3-1.

/Egi Çabeli-VipSport.al/