Lideri Memushaj rikthehet me petkun e ‘ish’-it: Kemi humbur shumë dhe e dimë ku jemi, nuk ka më gabime

Ledian Memushaj është kthyer në lider te skuadra e Peskarës, aty po jep asiste të shumta, ndërkohë që së fundmi ka nisur të shënojnë edhe gola. Këtë javë, skuadra e tij luan  ndaj Karpit, një takim mjaft i vështirë ku Memushaj rikthehet me petkun e një ‘ish’-i pasi në të kaluarën e tij  qenë pjesë e Karpit. Në lidhje me ndeshjen, për mediat ka folu vetë trajneri.

“Kam kaluar 2 vite te Karpi dhe kam pasur kohë të mrekullueshme. Jam shumë i lidhur me fansat, klubin dhe shumë shokë skuadre që janë  këtu. Me t kam shumë kujtime dhe flasim shpresoj. Ne e dimë situatën në të cilën ndodhemi por nëse fitojmë në Karpi mund të flasim për të tjera gjëra.

Mund të fitonim edhe me Peruxhian por kemi shumë lojtarë që s’kanë gjendje fizike. Tashmë na mbetet të mendojmë për të fituar ndaj Karpit të hënën dhe më pas të mendojmë për të tjerët. Jam i fokusuar te skuadra dhe ajo është më e rëndësihme dhe jo se ccfarë bëj. /Erjon Allaraj-VipSort.al/