Lajmi i fundit/ Mblidhet komiteti ekzekutiv, gati emri i trajneri të ri të Kombëtares

Pak minuta më parë, u mbyllën punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së ku u votuan ndryshime të shumta, ndërkohë që FSHF duket se ka ende punë për të bërë. Menjëherë pas mbylljes së Asamblesë, është mbledhur Komiteti Ekzekutiv dhe do të diskutohet trajneri i ri i Kombëtares.

Orët në vijim, pritet që FSHF të dalë n ë një komunikatë zyrtare dhe të japë emrin e trajnerit të ri, ku lista e kandidatëve është e gjatë. Përkrah emrit, do të përcaktohet edhe dita se kur trajneri do ë prezantohet dhe do të flasë fjalët e tij të para si ‘kuqezi’.

Ashtu siç dihet, të shumtë janë emrat që lakohen për të marrë drejtimin e Kombëtares dhe me shumë gjasa do të jetë tekniku italian Edi Reja ai që do të marrë timonin e ekipin tonë Kombëtar për ndeshjet e radhës që Shqipëria ka në kualifikueset e Europianit 2020. /VipSport.al/