Lajme të mira për Flamurtarin, Koliçi në dispozicion përballë Kukësit

Ditën e sotme Flamurtari do të udhëtojë drejt Elbasanit për t’u përballur me Kukësin. Skuadra e trajnerit Ilir Daja pas fitoreve të fundit, tashmë pozicionohet në vendin e tretë të renditjes dhe për momentin është e kualifikuar në Kupat e Europës.

Duke qenë se vlonjatët në këtë mënyrë i janë kthyer objektivave, ndeshja merr një rëndësi të veçantë. Dhe lajme të mira në horizont, pasi portieri Enea Koliçi do të jetë sëbashku me skuadrën, pas dëmtimit që pësoi javën e kaluar në ndeshjen ndaj Teutës.

Edhe pse në kuadrat mund të startonte portieri i ri me perspektivë, Pano Qirko, Koliçi ka sakrifikuar dhe ia ka dalë të rikuperohet në kohë, ndërsa është një element i rëndësishëm për skuadrën. Në këtë formë gjendja morale e vlonjatëve para ndeshjes me Kukësin është e lartë dhe nga sfida do të kërkohet rezultati maksimal, teksa në lojë është bileta për të siguruar një vend në Kupat e Europës.