Kupa e Shqipërisë, mësohen nesër në FSHF dy çiftet gjysmëfinaliste

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të hidhet nesër paradite në zyrat e FSHF-së. Pritet me mjaft interes se çfarë do të përcaktojnë goglat këtë herë, aq më tepër nga ekipet që në kampionat nuk kanë më shanse për të shkuar në Europë.

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni janë Kukësi, Skënderbeu, Tirana dhe Luftëtari. Mungojnë disa nga skuadrat më të forta të kampionatit, Partizani, Luftëtari, Teuta dhe Laçi.

Luftëtari është ekipi surprizë, pasi eliminoi Partizanin në çerekfinale. Gjirokastritët, ashtu si dhe Tirana, kanë bërë një hapa përpara në objektivin e mbijetesës në Superiore dhe do të tentojnë finalen. Edhe Skënderbeu është mjaft i interesuar për finalen e Kupës, pasi jo vetëm mund të fitojë një trofe këtë sezon, por mund të sigurojë edhe Europën, gjithmonë nëse ai del të fitojë të drejtën në KAS. Kukësi mban vendin e dytë në kampionat, por kuptohet që nuk do të tolerojë në këtë moment, kur një trofe është kaq afër. / Vipsport.al