Krasniqi: E dimë mirë se çfarë kemi hequr në Fushë Krujë, nuk ka shans të luhet futboll

Blerim Krasniqi realizoi dy gola ndaj Kastriotit dhe në një prononcim për ‘Supersport’, u shpreh se priste hakmarrje në aspektin sportiv për vetë faktin si kishte vepruar Fushë Kruja ndaj Skënderbeut.

Sulmuesi mbahet mend me gola pavarësisht sa vrapon në fushë. Goli është shenja më e mirë për sulmuesin. Kërkoj më shumë nga vetja opasi si çdo futbollist dua më të mirën. Pjesën më të madhe kam qenë i dëmtuar por falënderoj Zotin që u rikthyem te fitorja dhe te goli.

Mund të them se mezi e kemi pritur këtë sfidë pasi e dinim se çfarë kemi hequr në Fushë-Krujë dhe prisnim hakmarrje në aspektin sportiv gjithmonë.

Dhuna në Fushë Krujë? Gjithçka ndryshon nga ndeshja në ndeshje dhe një futbollist mund të ndihet mirë ose keq, por atje nuk ka shanse të luash me atë terren dhe presion. Askush nuk mund të japë më të mirën dhe të luajë në atë fushë dhe terren”, tha Krasniqi. /VipSport.al/