Konfirmohet lajmi i ‘VipSport’/ Të gjithë dakord, përjashtohen klubet që duheshin për votime

Pak ditë më parë, ‘VipSport.al’ njoftoi se në Asamblenë që mbahet ditën e sotme, do të ketë përjashtime klubesh nga anëtarësia e FSHF-së dhe kështu ka ndodhur. Në Asamblenë e vitit 2019, është propozuar përjashtimi i 9 klubeve të futbollit dhe anëtarët kanë votuar pro përjashtimit të tyre.

Kështu, FK Sukthi, SK Himara, KF Adriatiku, FK Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, FC Fieri, KS Vlora, Olimpik janë përjashtuar, ku të gjithë anëtarët kanë qenë dakord në lidhje me këtë propozim. Në këtë mënyrë, klubet të cilat pak kohë më parë votuan në zgjedhjet e FSHF-së, tashmë nuk janë pjesë e anëtarësisë.

Përjashtimi i këtyre 9 klubeve, tregon edhe një herë tjetër mënyrën se si është vepruar në zgjedhjet e fundit në FSHF ku shumë shoqata ‘fantazma’ dhe klube të ndryshme janë krijuar për të votuar dhe pas zgjedhjeve, përjashtohen për mosplotësimin e kritereve që FSHF ka. /VipSport.al/