Kategoria e Parë / Vllaznia e mbyll me 3 gola, ngjitet 5 javë para në Superiore

Në Shijak, Erzeni vendas një nga pretendentët për Superiore na Grupin A të Kategorisë së Parë priti Vllazninë, në një sfidë interesante të fazë së tretë të Kategorisë së Parë. Shijakasit janë larg ngjitjes në të Parën, ndryshe nga shkodranët të cilët tashmë vetëm matematikisht nuk e kanë siguruar Superioren.

Të dyja ekipet e kishin vlerësuar sfidën, ndërsa pjesa e parë është mbyllur 0-0, ndonëse raste nuk munguan për të dyja ekipet, me Mahmutajn për vendasit si dhe Zogajn e Xhuniorin për shkodranët kryesues.

Vllaznia kalon në avantazh me anë të brazilianit Xhunior dhe rezultati është 0-1 për shkodranët që duket se sigurojnë që sot Superioren. Ndërkohë, sërish shkodranët shënojnë dhe është Tafili që ka çuar shifrat në 0-2 për shkodranët e Agim Canajt. Por nuk janë “ngopur” shkodranët që kanë shënuar edhe golin e tretë dhe është Zeqaj që ka shënuar duke e shpallur Vllazninë kampione 5 javë para fundit dhe duke siguruar edhe matematikisht rikthimin në elitë.

E.S./Vipsport.al/