Kategoria e Parë, rezultatet e Grupit B “Play-Out” / Elbasani surprizon në Pogradec, Apolonia zhyt Tomorin

Kanë mbaruar dy nga ndeshjet e “Play-Out” në Grupin B të Kategorisë së Parë, mes Pogradecit dhe Elbasanit. Pogradecarët me shumë të rinj dhe të shpëtuar këtë sezon, duket e se nuk kanë më motivim, ndaj edhe Elbasani ka përfituar duke marrë një 3-pikësh shprese për mbijetesën.

Në Berat, Tomori duket se është mundur e zhytet në fundin e renditjes dhe tashmë është më afër se kurrë rënies në Kategorinë e Dytë. Beratasit duket se nuk i kanë bërë ballë Apolonisë së Fierit që ka realizuar katër herë në portën e Kaloshit, i riu Gjata, Nakos si dhe dopietë e Mihanës kundrejt 1 goli të vendasve me anë të të riut Shaqe.

Ja rezultatet dhe golat e takimeve:

Grupi B / Play-Out

Tomori-Apolonia 1-4

Golat: Shaqe 33’ / Gjata 15’, Nako 20’, Mihana 56′, 90′

Pogradeci-Elbasani 0-1

Golat: / Jaupi 55′

Turbina – Pushim