Kategoria e Dytë, rezultatet / Tërbuni s’e lëshon kreun, 4 ekipe luftojnë në Grupin B

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 2-të të Kategorisë së Dytë të Grupeve A dhe B, ku janë luajtur duele interesante. Partizani B ka ndalur në sfidën e së shtunës Gramshin në Gramsh, ndërsa Tërbuni ka fituar në transfertën e Klosit dhe tashmë e sheh veten në krye të Grupit A duke kaluar një pengesë mjaft të vështirë. Luzi 2008, një tjetër ekip me pretendime e ka pasur pushim.

Ndërkohë, në Grupin B ka luftë për kreun, e madje tashmë janë 4 ekipe që dun të ngjiten direct, ku diferenca është 8 pikë, nga vendi I parë në vendin e 4. Shkumbini është I pari, ndërsa në vend të dytë është Devolli. Pas tyre vijnë Maliqi e Albpetroli.

Të katër ekipet e sipër përmendur luajnë finale javë pas jave dhe kush gabon djeg sezonin. Ja rezultate e sfidave të luajtura dje dhe sot në Kategorinë e Dytë:

Kategoria e Dytë

Rezultate/ Java e 21

Grupi A

Të shtunën

Spartaku-Vllaznia       8-2

Ada-Tirana                  2-3

Gramshi-Partizani       0-0

 

SOT

Internacional-Sopoti   1-1

Klosi-Tërbuni              2-4

Kevitani-Pushim

Luzi 2008-Pushim

 

Grupi B

Sot

Albpetrol-Përmeti       1-0

Skrapari-Devolli          0-1

Delvina-Këlcyra          1-0

Shkumbini-Naftëtari   1-0

Memaliaj-Tepelena      4-3

Gramozi-Maliqi           2-3

Butrinti-Pushim