Kastrioti me mungesa, Devolli: Shpresoj të kemi fat, tentojmë ta mundim Kukësin

Kastrioti është duke vendosur një rekord në Superiore sa i përket ecurisë pozitive, krutanët me trajnerin Bledar Devolli kanë ndryshuar vërtetë fytyre dhe tashmë pas Partizanit janë skuadra që kanë ecurinë me pozitive, jo vetëm në fushën e vet por edhe në transfertë. 16 dhjetor 2018 humbja e fundit e krutanëve, të cilët sot duan 3 pikët ndaj Kukësit.

Trajneri Bledar devolli duket optimist ndonëse skuadra ka mungesa, e madje pritet që të ketë mbështetjen e  tifozëve të vet. Në një prononcim për “Rtshsport”, devolli ka pohuar: “Gjithë java ka shkuar më së miri, skuadra është në ritmin e duhur. E kemi studiuar kundërshtarin e njohim mirë dhe shpresojmë që ta godasim në pikat e forta. Ndeshja do të varet edhe nga episodet nesër dhe shpresoj që të na favorizojnë neve”.

Mungesat

“Mungesa e Shehit më shqeton shumë sepse ishte kthyer në një lojtar shumë të rëndësishmit. Ne duhet që ta fitojmë ndeshjen edhe për Dajanin. Por edhe Vatnikaj na shqetëson. Janë dy mungesa të rëndësishme, në këto momente kemi nevojë për të gjithë. Me fatin me vete shpresojmë ta kalojmë me sukses Kukësin”.

Objektivat

Në fund, trajneri devolli tha se skuadra i ka të gjitha ndeshjet si finale dhe duke besuar te kalendari do të synojë patjetër mbijetesën: “Duhet fitore në çdo ndeshje, por duhet që t’i shkojmë me logjikë. Duhet që në çdo ndeshje të jemi agresivë nga minuta e parë. Besoj se me ndihmën e tifozerisë që do të jetë e shumtë shpresoj ta kalojmë me sukses këtë ndeshje që duket se do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur për ta kaluar”, – tha trajneri Bledar Devolli.

E.S./Vipsport.al/