Kasano:Alegri sjellje jo korrekte, Juventusi duhet të vendosë në fushë skuadër seriozë dhe jo për t’u argëtuar

Vazhdojnë polemikat mbi formacionin e Alegrit në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Spalit. Trajneri i bardhezinjve duke parë dëmtimet e shumta dhe sfidën e rëndësishme në Ligën e Kampionëve përballë Ajaksit kishte vendosur të hidhte në fushë një formacion me plot futbollistë të rinj.

Mirëpo kjo zgjedhje e teknikut ka shkaktuar polemika në Itali, teksa një ditë më parë trajneri i Bolonjës tha se Juventusi po prish garën duke favorizuar një skuadër e cil është në garë për mbijetesën. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish-futbollisti i Romës, Antonio Kasano, i cili gjatë emisonit ‘Tiki-Taka’, tha se nuk i ka pëlqyer sjellja e Alegrit dhe se Juventusi duhet të hedhë gjithnjë në fushë një skuadër serioze dhe jo për t’u argëtuar.

“Nuk më ka pëlqyer sjellja e Alegrit, që hodhi në fushë aq lojtarë të rinj.  Është e vështirë për skuadrat të cilat po luftojnë për mbijetesë, të pranojnë një situatë të tillë. Juventusi duhet të vendosë në fushë skuadër për të fituar ndeshjet dhe jo për të argëtuar djemtë e rinj. Është normale më pas që Empoli apo Bolonja të ankohen. Juventusi nuk është aq e dashur, por nëse shton edhe këto situata…’ tha Kasano.

/Egi Çabeli-VipSport.al/