Kapiteni Çela: Kastrioti nuk dorëzohet, Partizani e ka siguruar titullin

Emiljano Çela, kapiteni i skuadrës së Kastriotit kërkon që të mbajë lart moralin edhe pas humbjes në Korçë. Sipas mbrojtësit memaliot të skuadrës krutane, skuadra ka forca që të vijojë dhe të synojë fitore, duke filluar që nga kjo javë ndaj partizanit. Kujtojmë që Emiljano Çela ka qenë edhe pjesë e të kuqve një dekadë e gjysmë më parë. “Çdo hap fals të nxjerr jashtë synimeve që ke. Kemi finale në të gjitha ndeshjet, presioni është mbi ne. Partizani e ka siguruar titullin. Kjo situatë i favorizon më shumë të kuqtë. Është një ndeshje shumë e vështirë”, – tha Çela fillimisht.

Situata

“Gjendja në skuadër është e mirë, entuziasti është në nivelet e duhura, pavarësisht se po fitojmë marrim pikë dhe sërish jemi në të njëjtat pozitat. Duhet që të vijojmë me këto ritme sepse edhe kundërshtarët do të gabojnë”.

Mbijetesa

“Kastrioti i janarit ka marrë aq pikë sa ekipi kryesues i Superligës. Por, ne po vuajmë shumë dhe po qajmë fazat e para që kanë qenë shumë të dobëta. Shpresoj që të bëjmë maksimumin dhe nëse gabojnë rivalët ne do ta shfrytëzojmë”, – tha Emiljano Çela, kapiteni i skuadrës krutane.

E.S./Vipsport.al/