Kalendari i Superiores/ Luhet në një ditë, FSHF bën sërish lëmsh oraret

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të nxehtë duke qenë se skuadrat kanë mundësitë e tyre të fundit për të kapur trenin që i çon drejt objektivave që kanë këtë sezon. Java e 30 e Kategorisë Superiore, do të luhet të shtunën me 4 ndeshje të cilat do të ndahen në dy orare të ndryshme.

FSHF ka bërë një tjetër ndryshim orari, gjë e cila ka ndodhur në 4 javët e fundit pasi asnjëra javë nuk është luajtur në të njëjtin orar. Kështu, në orën 16:00 të luhen dy takime, ku Laçi pret në shtëpi Skënderbeun, ndërkohë që Kastrioti rikthehet në shtëpi, ku përballë do të ketë Partizanin.

Në orën 19:00, do të luhen dy takime të tjera. Në Vlorë, Flamurtari i vendit të tretë do të luajë përballë Luftëtarit, ndërkohë që kryendeshja e javës së 30 mund të konsiderohet takimi Tirana-Kukësi që luhet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Këtë javë është pushim Teuta që merr 3 pikët e Kamzës në tavolinë.

Ndeshjet:

E shtunë, 20/04/2019

16:00 Laçi-Skënderbeu
16:00 Kastrioti-Partizani

19:00 Tirana-Kukësi
19:00 Flamurtari-Luftëtari