Juventusi humb kapitenin e ri, goditje e rëndë për Alegrin pas Champions

Juventusi humb “pjesët” pas ndeshjes kundër Ajaksit. Skuadra italiane, do të kërkojë të dalë sa më shpejt nga kriza pas dështimit në arenën ndërkombëtare dhe dëshiron që të mbyllë sa më shpejt kampionatin për të kthyer tifozët te festimet. Por duket se do të vuajë derisa ta sigurojë matematikisht.

Kjo pasi në këtë pikë të sezonit, infermieria e skuadrës është plot dhe një tjetër yll i është bashkuar asaj gjatë pasdites. Sot u konfirmua se Sami Khedira do të detyrohej të ndalej deri në mbyllje të sezonit për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale. Por gjatë pasdites erdhi lajmi se një tjetër lojtar do të mungojë në javët e ardhshme.

Bëhet fjalë për Paulo Dibala, i cili sipas “Sky Sport 24” i është nënshtruar kontrolleve mjekësore sot dhe ata kanë treguar se ai ka një problem fizik i cili me siguri do ta lërë për 2-3 javë jashtë fushave të lojës. Ndeshja më e rëndësishme që ai do të humbasë në këtë periudhë është ajo me Interin, ndërsa mjekët shpresojnë ta bëjnë argjentinasin gati për duelin ndaj Torinos. /vipsport.al/