Juventus në avantazh për talentin e Benfikas, në ndihmë i vjen menaxheri i CR7

Juventusi duket se është një nga ekipet më të interesuara për talentin më të përfolur të momentit, Zhoao Feliks. Në fakt, rruga për të mbërritur te 19-vjecari i Benfikës nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Feliks ka pas vetes klubet më të mëdha europiane.

Ndërkohë, pas paraqitjes së fundit në Ligën e Europës, ku sulmuesi shënoi edhe një tregolësh ka rritur interesimin dhe e ka bërë garën për të nënshkruar me të akoma më të ashpër. Ndërkaq, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm, Benfika kërkon të marrë maksimumin nga shitja e Feliks, teksa pretendojnë jo më pak se 100 milionë euro.

Ndër klubet më të interesuar është Juventusi, bardhezinjtë janë të mahnitur nga portugezi dhe kërkojnë Feliks me çdo kusht në skuadër duke marrë parasysh dhe konkurrencën e lartë për të. Në fakt, Zonja e Vjetër pavarësisht konkurrencës udhëheq garën për Feliks, teksa është e favorizuar nga marrëdhëniet e shkëlqyera me menaxherin e Kristiano Ronaldos, Horge Mendez. Menaxheri portugez preferon Juventusin, ndërsa Feliks do të kishte mundësinë për të luajtur sëbashku me idhullin e tij, Ronaldo. /Egi Çabeli-VipSport.al/