Jupi: Skënderbeu e Kukësi nuk i japin futbollit shqiptar sa ekipet e kryeqytetit

Redi Jupi, trajner dhe opinionit në “Procesi Sportiv”, argumenton se titulli kampion po shkonte meritë drejt Partizanit në një sezon ku ata kanë bërë më mirë. Ai sheh krizën e Skënderbeut si momentale por nuk e quan dramë, duke argumentuar se ai nuk jep sa skuadrat e kryeqytetit për futbollin shqiptar.

“E gjitha po shkon në favor të Partizanit. Kur filloi kampionati mendoja se Flamurtari kishte grupin më të mirë. Pro me ata që ikën e ata që mbetën ka bërë më mirë dhe mbeti në vend të tretë. Të jemi të sinqertë, Partizani në fillim të sezonit askush nuk do ta mendonte që do të ishte në krye me kaq shumë pikë përpara. Kukësi kishte lojtarë shumë të mirë në përbërje, Flamurtari e Teuta, nuk është se këto e meritojnë më shumë këtë sezon. Partizani ka bërë një punë shumëfish më të mirë se pritshmëria, lojtarët kanë dhënë më shumë, stafi ka menaxhuar shumë më mirë se sa pritej. Stabiliteti i klubit ka bërë që skuadra të bëjë më pak gabime.

Skënderbeu nuk është se ka vite që është superfuqi, ka 8 vite. Për mua dramat e mëdha të futbollit shqiptar janë dobësimi i Tiranës, i Partizanit në momente të caktuara dhe zhdukja e Dinamos nga skena. Deri pata 4-5 vitesh, Kukësi e Skënderbeu luanin me lojtarët e këtyre ekipeve që tani nuk janë. Skënderbeu ka bërë shumë mirë, por Skënderbeu është e pamundur t’i sjellë futbollit shqiptar atë që i sjellin këto ekipe, luan o me të huaj ose me lojtarë nga ekipet nga Tirana.

Skënderbeu nuk është aq i dobët, se përbërja është për 2-3 vendet e para. Nëse Skënderbeu do të menaxhohej mirë e merrte pikët e duhura, do të ishte rivale për titull. Edhe ekipet e tjera do merrnin masa për Skënderbeun pa halle. Edhe investimet do bëheshin ndryshe.

Kukësi ka qenë jashtë loje që kur ka ndërruar katër trajnerë brenda sezonit. Më thuaj një skuadër në botë që ndërron 4 trajnerë e arrin objektiva. Pastaj janë shumë lojtarë në transferime të janarit, futbolli i bukur nuk është qëllim në vetvete, pa pasur lojtarë për këtë mënyrë loje është vetëvrasje”, tha Jupi. /vipsport.al/