

Drejtuesit e Mançester Junajtid duket se janë të gatshëm të lëvizin të gjithë gurët për të sjellë në ‘Old Trafford’, mesfushorin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Aktualisht, danezi ka edhe një vit të mbetur në kontratë me ‘Spurs’, teksa përfiton momentalisht 80.000 paund në javë, ndërkohë që ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’i ofrojnë 27-vjeçarit trefishin, teksa do të përfitonte 240.000 paund në javë.
Kristian Eriksen është një nga mesfushorët më të preferuar në merkato, teksa interes për të kanë shfaqur edhe Reali i Madridit apo Juventus. Ndërkohë,oferta surprizuese nga Junajtid mund të lidhet edhe me zërat që e shohin mesfushorin Pogba larg Mançesterit, teksa Eriksen do të ishte zëvendësuesi perfekt, pasi danezi garanton gola dhe asiste në shërbim të skuadrës.
Ndërkohë nga ana tjetër, Totenhemi duhet të nisë bisedimet mbi rinovimin pasi rrezikon që ta humbasë me parametër zero, apo të detyrohet ta shesë me një çmim të ulët krahasuar me vlerat e merkatos aktuale. /Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Kampionëve / Të hënën hidhet shorti, Realin e pret një përballje “ferri”
Mbrëmjen e sotme do të luhen.
Ish-mbrojtësi i Juventusit: Na dhuruan nga një Ferrari, aty mësova urinë për të fituar
Pak sezone më parë, Juventusi merrte.
Sherret me trajnerin Tuhel, Mbape merr vendimin për çështjen e rinovimit
Kilian Mbape është kthyer në një.
Dominimi i anglezëve sezonin e shkuar nuk ishte rastësi, të gjithë britanikët kalojnë fazën e grupeve
Mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa.
Leave a Comment