IPKO Superliga, rezultatet / Ferronikeli i pari, Trepça’89 hap fals me kampionët në fuqi

Kanë përfunduar dy sfida interesante të javë së 28 të IPKO Superligës, mes Dritës dhe Trepçës’89 si dhe Kekut e Ferronikelit.

Kështu, Trepça ka shënuar e para me anë të afrikanit Traore dhe ishte shumë afër për të marrë 3 pikët në transfertën e Dritës, por në limitin e shtesës kanë barazuar vendasit nga Gjilani. Ndërsa i pa përmbajtshëm ka qenë Ferronikeli në fushën e KEK-ut që ka javë që ka rënë nga elita.

Skuadra nga Drenasi ka shënuar plotë 4 herë në portën e skuadrës së KEK-ut, madje tripletë ka shënuar sulmuesi i mirënjohur, Kastriot Rexha, një emër i njohur edhe për Superioren tonë, pasi ka qenë pjesë e skuadrave elitare të Besës së Kavajës e Vllaznisë së Shkodrës. Pas javës së 28-të. Ja rezultatet dhe renditja pas javës së 28-të në elitën e futbollit kosovar:

Java 28 / Rezultatet

Drita Gjilan – Trepça’89         1-1

KEk-Ferronilkeli                     0-4