Ipko Superliga, rezultatet / Drita hapa fals me Drenicën, Flamurtari “zhyt” Lirinë e Prizrenit

Drita e Gjilanit, kampionia në fuqi e Kosovës nuk ka shkuar më shumë se një barazim në sfidën me Drenicën të cilën e ka luajtur në fushën e vet.

Një rezultat që largon edhe më shumë nga pretendimet madhore të këtij sezoni skuadrën e Gjilanit. Ndërkohë në Prishtinë, Flamurtari ka marrë një fitore të rëndësishme në betejën e mbijetesës, e madje duke e mundur 1-0 Lirinë e Prizrenit. Dy skuadra që luftojnë për mbijetesën, por që me këtë sukses, skuadra e Flamurtarit duket se i largohet rrezikut të rënies nga kategoria.

Ish-mesfushori i Skënderbeut të Korçës, Shend Kelmendi ka shënuar golin e vetëm të sfidës duke i dhënë edhe 3 pikët e rëndësishme skuadrës së tij.

 

E.S./Vipsport.al/