Imobile quan “bukuroshë” Strakoshën e Açerbin, mbrojtësi tallet: Na ke parë në dush…

Një shkëmbim humoristik batutash mes lojtarëve të Lacios ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale këto ditë. Gjithçka ka nisur nga një postim i Françesko Açerbit të një fotoje me Thomas Strakoshën dhe një dialogu të shkurtë me Çiro Imobilen.

Açerbi postoi në Instagram foton e tij në stërvitje me Srakoshën duke shkruar “mund të bëheshim fotomodelë, por vendosëm të luanim futboll”. Sigurisht, nuk mund të mungonin menjëherë komentet e shumta të ndjekësve, por ajo që nuk pritej ishte batuta e Çiro Imobiles.

“Në errësirë” jeni shumë të bukur”, ishin fjalët e sulmuesit të Lacios ndaj shokëve të skuadrës, duke u munduar të ironizonte me ta. Por nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Açerbit i cili është tallur me shokun e tij. “Me aq herë sa na ke parë në dush, nuk duhet të thuash nga këto gjëra”, ishte batuta e mbrojtësit, ndaj të cilës Imobile nuk gjeti përgjigje dhe e ndërpreu këtë dialog humoristik në rrjetet sociale. /vipsport.al/