Hysaj u paraqit shumë dobët, Malkuit shpreson të jetë titullar në ndeshjen e kthimit

Krahu i djathtë i mbrojtjes së Napolit është bërë çështje këtë sezon, ku Hysaj dhe Malkuit janë alternuar nga trajneri Karlo Ançeloti. Në Angli ai zgjidhi futbollistin shqiptar, por paraqitja e tij është kritikuar shumë nga shtypi italian.

Kjo situatë i shkon për shtat mbrojtësit francez, që shpreson të jetë ai nga minuta e parë në ndeshjen e kthimit me Arsenalin. Bruno Satin, agjenti i Kevin Malkuit, ka folur për “Radio Kiss Kiss” për ndeshjen e së enjtes, duke theksuar:

“Napoli nuk hyri kurrë në lojë. Në 5-6 vitet e fundit nuk kujtoj një pjesë të parë aq të shëmuar. Ka mundësi për ta kthyer rezultatin në kthim. E rëndësishme është që të mos pësojë gol në ndeshjen e kthimit në “San Paolo”. Aubamejang dhe Lakazet mund të godasin. Malkuit titullar? Ne shpresojmë, por duhet të pyesni trajnerin. Nëse do ta ketë këtë mundësi, do të japë maksimumin, me vrapimet e tij në krah mund të jetë i vështirë për kundërshtarin”, – ka thënë agjenti i rivalit të Hysajt. / Vipsport.al