Hysaj jashtë! Ançeloti e kthen në stol për ndeshjen vendimtare të sezonit

Elseid Hysaj do të ndjekë si spektator ndeshjen e sotme mes Napolit dhe Arsenalit, e cila do të përcaktojë edhe fatin e sezonit për klubin napolitan. Kjo, pasi trajneri Karlo Ançeloti ka vendosur që mbrojtësi të jetë në pankinë në këtë duel, edhe pse në mediat italiane qarkullonte emri i tij si një titullar i sigurt për këtë sfidë ndaj klubit anglez ku do ët synohet përmbysja humbjes 2-0 në duelin e parë.

Hysaj vuajti shumë përballë sulmit të Arsenalit në ndeshjen e parë dhe duket se kjo është ajo që ka bindur Ançelotin që të lërë jashtë futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Në vend të tij nuk është preferuar Malkuit, i cili shihet më shumë si mesfushor se sa si mbrojtës, por Nikola Maksimoviç.

Ky i fundit, edhe pse është qendërmbrojtës, shpesh ka zënë vendin e Hysajt në rreshtim në krahun  e djathtë, duke bërë që lojtari shqiptar të spostohej majtas, apo të përfundonte në stol, si në këtë sfidë. /vipsport.al/