Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, njihuni me çiftet gjysmëfinaliste

Pak minuta më parë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku edhe një herë tjetër, goglat kanë sjellë përballje interesante. Kështu, kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe të Kupës njëkohësisht, Skënderbeu do të përballet në gjysmëfinale me Kukësin, një duel ky që në vitet e fundit ka sjellë jo pak emocione.

Sakaq, gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Tiranës dhe Luftëtarit. Dy skuadrat janë për momentin rivale për mbijetesë, por pas humbjes së Kastriotit ndihen më të qetë dhe përballja në Kupë do të jetë një takim interesant për vetë faktin se si skuadrat janë për momentin.

Ndeshjet e para gjysmëfinale, do të luhen në datën 24 prill, ndërkohë që më 8 maj luhen ndeshjen e kthimit. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, luhet në datën 2 qershor. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Gjysmëfinalet

24 prill 2019

Kukësi-Skënderbeu

Luftëtari-Tirana

8 maj 2019

Skënderbeu-Kukësi

Tirana-Luftëtari