Hamdi Salihi në stafin e ri të Kombëtares, shkodrani pritet të jetë bashkëpunëtor i Rejas

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i ri i Kombëtares, Edi Reja, sqaroi se i ka zgjedhur bashkëpunëtorët e tij, por nuk pranoi t’i përmendte emrat e tyre, pasi ende nuk janë zyrtarizuar.

Dhe njëri prej tyre duket se do të jetë ish-sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi, i cili ka varur “këpucët në gozhdë” pak kohë më parë. Një lajm i publikuar fillimisht nga “Ballkaëeb”, por nuk është zyrtar dhe ende nuk është e qartë çfarë pozicioni do të mbajë Salihi, gjithmonë nëse do të jetë edhe ai pjesë e stafit të trajnerit Reaj. Italiani ka kërkuar si ndihmës Alesandro Kalorin, ish-lojtarin e Peuxhias, që së fundi ka drejtuar Ternanën.

Është bërë e modës tashmë që ish-futbollistët e Kombëtares të bëhen pjesë e stafit teknik të saj. Ka ndodhur kështu me Bogdanin, Bushin dhe së fundi me Bulkun. Ndoshta kjo gjë i ndihmon ata të fitojnë përvojë në fushën e trajningut, pasi ende janë në fillimet e saj.

Për Hamdi Salihin do të ishte hera e parë që do të ishte pjesë e një stafi teknik. Prania e tij me siguri do të mirëpritej nga tifozët, sepse shkodrani mbetet një figurat më të dashura për atë që ka dhënë me fanellën kuqezi. / Vipsport.al