Gjyqi i Skënderbeut, Prodani: E çuditshme, nuk e shoh se si mund të tërhiqet UEFA

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, mendon se gjyqi i Skënderbeut është shumë i çuditshëm dhe shumë e veçantë. Në “Rubrika Sportive”, ai theksoi se duket e vështirë që UEFA të tërhiqet, siç mund të pretendohet në kampin korçar.

“Duket pak e çuditshme, është situatë e çuditshme. Thuhet që do të ketë seancë por nuk publikohet. Është hamendje që po zhvillohen negociata, është rast i veçantë, është hera e parë që tentohet të dënohet ky klub në këtë mënyrë. Ky është momenti që do të ndajë dënimet sportive në dy pjesë, nga ky moment pretendohet që mund të dënohen me shumë dyshime që çojnë në këtë konkluzion. Ndan dy epoka. Ndoshta po mendohen më gjatë e negociojnë më gjatë, nuk ka seancë pajtimi të mirëfilltë”, tha ai.

“Vendim nuk merret të martën. Mund të ketë seancë pajtimore me kompromis, me hamendje them, dhe kjo i komunikohet KAS-it. Por nuk e shoh se si juridikisht mund të tërhiqet UEFA, se ata kanë dhënë një vendim”, deklaroi Prodani. /vipsport.al/