Gjykimi, mësohen emrat e arbitrave të ndeshjeve në Gjirokastër dhe Elbasan

Tashmë është bërë zakon që FSHF-ja të mos i publikojë emrat e arbitrave në faqen zyrtare që në orët e para të ditës, me justifikimin për të mos krijuar presion tek ata. Emrat e arbitrave mësohen pak orë para ndeshjeve dhe tashmë janë publikuar arbitrat e Luftëtari-Laçi dhe Kukësi-Flamurtari.

Emirion Sino, Orgest Grabova dhe Gerant Qirici do të gjykojnë ndeshjen që do të luhet në Gjirokastër mes Luftëtarit vendës dhe Laçit. Një ndeshje e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave. Laver Alla do të jetë arbitër i katërt.

Kurse në Elbasan, ku luajnë Kukësi dhe Luftëtari, është caktuar arbitri Kridens Meta, me asistentë Nertil Bregasi dhe Mario Shazivari.  Klodian Shahini është arbitër i katërt. Emrat e arbitrave të dy ndeshjeve të tjera, Skënderbeu-Kastrioti dhe Teuta-Tirana, nuk janë publikuar ende. / Vipsport.al