Gjicin e frymëzon Flamurtari: Po sikur t’i lë lojtarët 5 muaj pa rroga, mos luajnë më mirë?

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mendon se kampionati mbetet ende i hapur, edhe pse Partizani po i afrohet gjithmonë e më shumë titullit kampion. I ftuar në “Zona Gol”, ai ka shpjeguar atë që mendon për sezonin këtë sezon dhe vazhdimësinë në klub.

Për merkaton
“Me blerjet që bëmë në kampionatin shqiptar, kisha besim te sulmuesi. Shkurtaj nuk e ka gjetur veten te ne, prisja shumë prej tij. Ndoshta ka ndikuar dëmtimi. Mendoja se do të bënte shumë më mirë se te Luftëtari, pres më shumë nga sulmuesi kryesor”.

Për luftën për titull
“Ne nuk kemi ende kampion se matematika nuk e lejon, është më të mirë për të gjithë të shohin garë. Këtu te ne nuk i dihet, matematika na e lejon deri në fund, nuk është e thënë. Gara është më e bukur deri në fund. Ne bëmë hap fals, duhet të ishim më afër Partizanit, kështu shkojnë gjërat. Nuk janë gjithmonë matematikë gjërat në futboll, nuk do të dorëzohemi”.

Nëse vazhdon nëse zgjidhet kryetar bashkie
“Pa sport nuk rrimë, tani do ta mbështetim me gjëra më madhore. Kukësi sot nuk është në vend të parë nga faktori fushë dhe kam bërë gabim që po luajmë jashtë. Tani po luajmë në fusha si në arë, them se stadium i Kukësit ka qenë shumë herë më I mirë. Ne duam ta fillojmë shumë shpejt stadiumin, i kemi marrë trofetë, pretenduam shumë këtë vit me investimin që bëmë. Kukësin nuk do ta lëmë, do të investojmë, me aeroportin do të kemi më shumë tifozë. Mos u habitni nëse shihni ndeshje të kombëtares në Kukës”.

Çfarë dëshiron të fitojë më parë
“Unë dua të fitoj edhe ndeshje miqësore, edhe kur ekipi shkon në fazë, dua ta shoh t’i fitojë të gjitha. Dua të fitoj të gjitha, Kupën padiskutim që do ta fitoj, unë nuk jam si presidenti i Skënderbeut që dorëzohet kollaj. Unë nuk dorëzohem kollaj, ai ka qenë më i fortë. Tani jemi rivalë me Partizanin, unë besoja fort se si na mundi ne në futboll, të mundte edhe Partizanin, por e shoh të dorëzuar. Nuk merrem me problemet me UEFA-n, por sivjet e shoh të dorëzuar totalisht”.

Për problemet e skuadrës
“Ekipi ka lojtarë, por nëse ka kërkesa në bazë të asaj që duan stafi, do të ulemi të shohim. Problemet tona nuk kanë qenë të gjitha të lojtarëve, ekipi ka çaluar në aspektin e stafeve teknike, nuk u përshtatën në organizimin e ndeshjeve, përgjegjësinë për këtë nuk e mban presidenti. Edhe lojtarët kanë pjesën e tyre, por kur nuk mund të heqësh gjithë ekipin, heq trajnerin”.

Për kthimin e Gjokës
“Kërkova rreth e rrotull por nuk gjeta, më kërkuan edhe disa të tjera, të pritja edhe më shumë do të vinin kushedi sa menaxherë. Mendova nuk kam kohë të merrem me këto oferta. Ndaj thashë do marr Gjokën, se ka dalë kampion. E hoqa atëherë se më la një shije të hidhur në Champiosn, por është një trajner i mirë, nuk ka asnjë kusht për kampionatin por objektivi ngelet në fuqi deri sa matematika ta lejojë. Nuk është normale që me këtë diferencë pikësh t’i thuash trajnerit hajde të na nxjerrësh ti se nuk ka shkopin magjik”.

Për stadiumin e Kukësit dhe formën
“Ndoshta edhe sezonin tjetër mund të luajmë në Elbasan, derisa të mbarojë stadiumi në Kukës. Në disa ndeshje na është ngrënë haku nga gjykimi edhe pse këtë vit ka qenë më mirë se në vitet e tjera. Partizani ka fituar se nuk kemi qenë mirë ne, faktori fushë ka bërë që sivjet të mund të jetë kampion. Po të luanim më shumë brenda, të jeni të sigurt se do të ishim kampionë këtë vit. Dëgjoja kur flisnin vitin e  kaluar për Kukësin në çdo vend që fusha është e keqe, fushë më të keqe se stadiumet ku kemi luajtur ne nuk mund të kishte. Nuk ia fal vetës se mund të rregullonim fushën, menduam se mund ta rregullonim shpejt stadiumin e ndaj e lamë ashtu”.

Për gjendjen e Tiranës
“Mendoj se ka futbollistë cilësorë për të dalë nga situata që po jeton. Është e mirë për Superioren, nuk ka kuptim Superiorja pa Tiranën”

Për ndeshjen me Flamurtarin
“Nuk duhet nënvlerësuar Flamurtari, ka treguar se ka mundur ekipe, edhe ne. Nuk mund t nënvlerësojmë se luan pa presion, edhe se nuk u kanë paguar rrogat. Ekipi po luan, U them ndonjëherë në klub ‘po sikur t’i lënë këto futbollistët nga 5 muaj pa luajtur, mos luajnë më mirë’. Lojtarët duhet t;i thërrasin vetes, duhet të fitojnë ndeshjen, edhe me arbitër kundër, si ën Lacc. I kanë vënë gishtin kokës dhe besoj se ia dalin. Flamurtari ka lojtarë të mirë, kanë padiskutim edhe trajner të mirë”. /vipsport.al/