Gjesti ndaj fanellës së Açerbit dhe sherri në derbi, Milani nxjerr në merkato mesfushorin

Frenk Kesi mbërriti te Milani në vitin 2017, teksa kuqezinjtë e transferuan për shumën e 28 milionë eurove nga skuadra e Atalantës si një futbollist premtues. Megjithatë, 22-vjeçari nuk ka bindur plotësisht drejtuesit e Milanit, ndërsa së fundmi është shtuar edhe ngjarja e shëmtuar me fanellën e Açerbit pas ndeshjes me Lacion.

Pikërisht një ndeshje që e vulosi vetë mesfushori me golin nga pika e bardhë, por që nuk mjafton për të ndryshuar mendimin, teksa Kesi nuk ka kënaqur me performanca gjatë sezonit edhe pse është aktivizuar rregullisht. Ndërkaq, sikur të mos mjaftonte polemika pas ndeshjes së fundit, Kesi ishte protagonist edhe një sherri me shokun e ekipit, Lukas Bilja pasi zëvendësimit në derbi ndaj Interit nga trajneri Gatuzo.

Një gjest që u kritikua nga tekniku 41-vjeçar duke shkaktuar një krisje me Gatuzon, por që shkaktoi dhe një frymë të rënda brenda grupit të lojtarëve. Në këtë formë, në rast se gjatë merkatos vjen një ofertë e mirë për Kesi, ajo do të merret seriozisht në konsideratë nga klubi kuqezi, teksa pas ngjarjeve të fundit mesfushori nuk konsiderohet i pashitshëm.  /Egi Çabeli-VipSport.al/