Gjesti i shëmtuar me fanellën e Açerbit, Federata italiane heton dy mesfushorët e Milanit

Përfundimi i ndeshjes së djeshme mes Milanit dhe Lacio solli një episod të shëmtuar që pa si protagonist dy mesfushorët e Milanit, Bakajoko dhe Kesi. Dy mesfushorët morën fanellën e mbrojtësit të Lacios, Açerbi duke e ekspozuar para tifozerisë së tyre si një trofe të fituar.

E gjitha nisi pas deklaratës së Açerbit i cili para ndeshjes tha se dy skuadrat nuk kanë të krahasuar individualisht.  Megjithatë, kjo nuk justifikon aspak gjesti e dy futbollistëve, që u kritikuan edhe nga trajneri Xhenaro Gatuzo. Ndërkohë që nuk mungoi as reagimi i vetë Açerbit, apo edhe sulmuesit Çiro Imobile, i cili i cilësoi Kesi dhe Bakajokon si dy njerëz të ulët.

Tashmë ngjarja do të kalojë për shqyrtim komisionit të displinës, teksa dy mesfushorët kuqezinj nëpërmjet provës televizive rrezikojnë një dënim të ashpër pasi ngjarja ka marrë përmasa të mëdha. Ndërkaq dy futbollistët kërkuan falje për gjestin e pamenduar por sërish kjo nuk ndikon aspak në vendimin që do të merret nga disiplina. /Egi Çabeli-VipSport.al/