Gega: Kukësi ka nisur të flasë me diplomaci, më në fund po ndjejmë mungesën e Ibrahimit

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë sot para mediave në prag të takimit që skuadra e tij luan nesër në transfertë ndaj Kastrioti. Trajneri i të kuqve, Skënder Gega tha se si druhet një rezultati në Fushë Krujë, duke qenë se Kastrioti është skuadër me ego dhe me dëshirë të madhe e nevojë për pikë. Sakaq, ai shtoi se Kukësi ka nisur të flasë me diplomaci duke mos përmendur fjalën titull, ndërkohë që ka folur edhe për merkaton e mundshme dhe Europën.

“Pushimi? Është e vërtetë që kanë qenë disa ditë pushimi dhe kanë shërbyer për rikuperim pasi kemi pasur dëmtime dhe e ka ndihmuar edhe Telushin. Shpresoj të rikthehet shpejtë dhe ndonjëherë vijnë të mirat në pak kohë dhe erdhi kur rivalët ndaluan. Ishte pozitive dhe shohim vetëm ndeshjen e radhës.

Kastrioti? Secili ka planet dhe objektivat e veta dhe nuk ndikohemi nga nevoja e askujt. Jemi profesionista, kemi edhe 7 javë dhe duhet të jemi seriozë për të marrë frutat e asaj pune që kemi bërë. Kam thënë se Kastrioti ishte me siklet, pasi nga 2-0 kur ishim po kontrollonim lojën dhe u tjetërsua pjesa e dytë. Janë momente kur trajnerët pavarësisht kë kanë përballë, ka vështirësi. Shpresoj të mos përsëritet nesër pasi kemi punuar dhe shpresoj të marrim më të mirën.

Fatet e sezonit? Pa paragjykuar punën e askujt, ne asnjëherë nuk kemi thënë që jemi të pathyeshëm. Ne kemi filluar sezoni me humbje në Korçë dhe është vend i vogël që gjërat paragjykohen dhe ka pasur skeptikë ndryshe nga ne. Ndeshjet nuk fitohen me humbje ose fitore të parë dhe të fundit, por pikët na bëjnë komodë. Do të mundohemi të mos ndikojmë në pozicionin e askujt dhe secilit i kemi marrë ndoshta më tepër se sa kemi pritur. Do t’i marrim gjërat me radhë pasi kemi Kastriotin dhe pozicionin i atyre nuk duhet të ndikojë te ne.

Mbijetesa e Tiranës dhe tolerim? Kam çuar mesazh ‘Fair Play’ dhe Tiranën nuk është se nuk e duam në Ligë por janë përzgjedhjet e tyre. Jam trajner i Partizanit dhe do të jem partizanovit. Tirana jep bukuri, Dinamo është me emër, Shkodra gjithashtu dhe teknikisht dua të jenë në ligë por nuk ka lidhje me kontributin tonë për të dhënë diçka. Nuk kemi asnjë arsye për të menduar Tiranën dhe duam të marrim maksimumin.

Partizani ka arsye që kemi ardhur deri këtu pasi ka grup të fortë dhe kualitet. Dimë të luajmë mirë dhe e njohin fanellën mirë. Kemi bërë diferencën me pikë dhe në klasifikim.

Fushë Kruja? Nuk ka ndeshje të lehta para se të luash, kemi luajtur edhe më parë dhe nuk kam qenë i kënaqur nga ambienti dhe jo për faj të futbollistëve. Janë gjëra që nuk i rregullojmë tani. Do të doja që edhe Kastrioti por edhe ne të luanim në fushë më të mirë. I druhemi çdo rezultati por shkojmë për të marrë maksimumin.

“Luhet në tavolina”? Në konferenca shtypi nuk bëhet muhabet tavolinash. Nuk e di pse Mema e ka thënë dhe ajo se çfarë ndodh në punën e vet, është puna e tij ta shpërndajë. Nuk jemi të pathyeshëm, dhe Partizani nuk është ekipi i parë e i fundit që Luftëtari ka thyer. Nuk merrem me deklaratat që kolegët thonë.

Kukësi po i sheh tashmë gjërat me më shumë diplomaci dhe qetësi duke parë edhe shkëputjen tonë. Unë deri në fund nuk them jemi kampionë, pasi atëherë do të jemi para një fakti. Kemi edhe 7 javë për të luajtur dhe mendoj për Kastriotin.

E kam vlerësuar Kastriotin pasi ka ego, dëshirë dhe agresivitet dhe fusha nuk i heq meritat. I druhem çdo minute por ne jemi Partizani dhe do të mundohemi të ballafaqohemi. Jam i lumtur që po ndjejmë mungesën e Ibrahimit. Jemi paragjykuar për moshën dhe zgjedhjet. Mënyra se si Kalari dhe Ibrahimi stërviten dhe vështirë të lënë futbollin. kanë bërë kontribut të mirë. Shpesh e shohim Ibrahimin në gjumë pasi ka fituar me djersë, korrektësi dhe do të jetë mungesë e rëndësishme për ne pasi ka mbajtur shumë ngarkesë. Nesër e zëvendësojmë dhe nuk dalim me 10 veta. luan ai që adaptohet më shpejtë. Nesër do t’i zbuloj se kush luan, pasi as vetë nuk jam i qartë.

Hebaj? Nuk e di pasi nuk kam ‘Instagram’. E ardhmja jonë është finalizimi i kampionatit dhe në fund projektohet dhe lutem që të jetë projekt pas një triumfi. Nuk i kam idetë e postimeve dhe është 20-vjeçar me dëshirë. Është lojtar me të ardhme dhe kur të bëjë zgjedhjet e duhura i urojmë suksese.

Kupat e Europës? Jemi në prill dhe ndeshjet janë në maj. Me këtë grup luajtëm me Mariborin por dolëm nga Maribori me duartrokitje. Lojtarët janë rritur dhe e dua këtë grup. Sikur të mos vijë asnjë tjetër, do të ketë performancë të jashtëzakonshme. Ka lojtarë që punojnë dhe ky është sekreti ynë”, tha Gega. /VipSport.al/