FOTO/ Talenti që po çmend Europën dhe ‘i urryeri’ i Hysajt, Grizman prezanton formacionin e tij

Video lojërat janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të kujtdo në ditët e sotme, përfshirë këtu edhe futbollistët të cilët përveç stër4vitje dhe ndeshjeve, duket se e gjejnë kohën për të kaluar edhe disa orë para ekranit. Antuan Grizman njihet si njeriu që ‘u çmend’ pas “Fortnite”, duke e treguar atë edhe me anë të festimit në fushën e blertë ku jo pak herë u kthye në protagonist.

Mesa duket, Grizman ka gjetur tashmë një tjetër lojë për të luajtur dhe bëhet fjalë për ‘Football Manager’. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Grizman ka publikuar formacionin me të cilin luan në këtë lojë të re dhe shihet se mungojnë shumë yje të cilët duhet t’i transferojë por nuk mungojnë talentet që kanë tërhequr pas vetes të gjitha ekipet europiane.

Pjesë e formacionit është edhe mbrojtësi francez, Malkuit i cili luan me fanellën e Napolit në kampionatin italian. Mbrojtësi francez është rivali direkt i Hysajt për një vend në formacionin titullar te skuadra napolitane dhe të shpeshta kanë qenë rastet kur edhe i ka zënë vendin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/