

Pak javë më parë, Komisioni i Disiplinës vendosi të përjashtonte Kamzën dhe ta dërgonte në Kategorinë e dytë, aty ku do të rinisë garën sezonin e ardhshëm. Kjo ka bërë që të gjithë futbollistët të jenë pa një skuadër dhe të kërkojnë një alternativë për të qenë aktivë në stërvitje e për të mos humbur nga rendimenti i tyre.
Një ndër to, ishte qendërmbrojtësi Harallamb Qaqi i cili u largua në muajin janar nga Kukësi, duke firmosur me Kamzën për më shumë minuta dhe më shumë mundësi aktivizimi. Aventura e tij me kamzalinjtë nuk ka shkuar mirë pasi tashëm i duhet të stërvitet diku tjetër pas përjashtimit të Kamzës.
Kështu, Kukësi i ka hapur derën mbrojtësit dhe prej ditësh, ai stërvitet me verilindorët. Ish-mbrojtësi i Kukësit që erdhi me bujë në verë, por që u largua pa lënë shumë gjurmë do të duhet të gjejë një skuadër të re në verë, duke qenë se Kamza militon në Kategorinë e Dytë dhe me shumë gjasa, mund të firmosë përsëri me Kukësin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ish-futbollisti i Shqipërisë, tashmë menaxher i Rrahmanit: Jo vetëm Interi në garë për mbrojtësin
Amir Rrahmani është vënë në qendër.
Vjen momenti i rikthimit në fushë, Kumbulla konfirmohet titullar për ndeshjen e radhës
Marash Kumbulla e ka lënë pas.
15 vite nga barazimi i fundit me më shumë gola në derbi, ja si ka ndryshuar historia
Ditën e sotme në orën 19:00,.
Policia zbulon masat dhe itinerarin e tifozëve për derbin, disa segmente rrugorë të bllokuar
Në orën 19:00 në stadiumin e.
Leave a Comment