FOTO/ Këngëtari Drake po ‘merr në qafë’ ekipet e futbollit, Roma ndalon futbollistët të bëjnë foto

Golat e shënuar nga Aron Ramsej, shpesh herë kanë sjellë vdekjen e një personazhi të famshëm dhe kjo tashmë është diçka që dihet. Nëse Ramsej është tersi i të famshmëve, i famshmi Drake është tersi i futbollistëve dhe kjo po vërtetohet çdo ditë në rrjetet sociale.

Këngëtari kanadez tashmë është kthyer në ters për futbollistët, duke qenë se çdo futbollist që poston foto në rrjete sociale me këngëtarin, skuadra e tij mundet në ndeshjen pasardhëse dhe deri më tani e kanë provuar futbollistë si Aguero, Aubamejang dhe së fundmi Kurzava i PSG-së që pasoi me humbjen e skuadrës së tij ndaj Lilës me rezultatin 5-1.

I vënë para një statistike të tillë, klubi i Romës ka vendosur të marrë një vendim për futbollistët. Të gjithë lojtarët verdhekuqe, e kanë të ndaluar të bëjnë një foto me këngëtarin deri në fund të sezonit dhe këtë njoftim, klubi verdhekuq e ka dhënë në rrjetin social ‘Twitter’. Sikur të mos mjaftonin humbjet e skuadrave të futbollit pas fotove me Drake, histori të njëjta ka pasur edhe me skuadrat e ndryshme të basketbollit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/