FOTO/ ‘Braktisi’ skuadrën e tij për të shkuar në tualet, plas gallata me mbrojtësin e Arsenalit

Arsenali arriti të priste biletën për në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, duke mundur me rezultatin 0-1 Napolin edhe në ndeshjen e luajtur në Itali. Më shumë se rezultati dhe ndeshja e zhvilluar, vëmendjen më të madhe e mori mbrojtësi i ‘Topçinjve’, Naço Monreal i cili u detyrua të braktiste fushën.

Nuk bëhej fjalë për një dëmtim ose zëvendësim por për nevoja. Ai u largua nga fusha duke kaluar barrierat dhe shkoi në tualet, gjë e cila nuk ka kaluar pa u bërë virale në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë komentet në ‘Twitter’ në lidhje me këtë veprim të Monreal.

“Shpresojmë që Monreal të ketë larë duart”, shkruante një tifoz, ndërkohë që një tjetër shkruan: “Kaluam në gjysmëfinale, fituam dy ndeshje pa pësuar dhe Monreal shkoi në tualet”. Sakaq, nuk kanë munguar as komentet e tjera në lidhje me këtë veprim të tijin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/