FOTO/ Asamble rekord, zgjat më pak se një… ndeshje futbolli

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ku janë diskutuar çështjet më të rëndësishme të futbollit në vend, si edhe ka pasur votime për ndryshime të shumta të cilat penalizojnë jo pak klubet e Kategorisë Superiore dhe jo vetëm, duke mos harruar edhe përjashtimin e 9 klubeve.

Asambleja e cila ka filluar në orën 9:00, ka përfunduar rreth orën 10:30 minuta duke dalë jashtë çdo parashikimi dhe në njëfarë mënyre duke treguar qartë edhe mënyrën se si është zhvilluar. Në rendin e ditës, pritej që Asambleja të zgjaste deri në orën 13:15, por FSHF ka arritur t’i japë zgjidhje dhe të votojë të gjitha ndryshimet ‘për të mirën e futbollit’ në më pak se një orë.

Asambleja që nisi me Himnin Kombëtar dhe një minutë heshtje për figurat e futbollit shqiptar që nuk jetojnë më, u pasua nga një fjalim i presidentit Duka, që më pas i la fjalën përfaqësuesit të FIFA-s dhe UEFA-s, ndërkohë që ka folur dhe Agim Ademi. Fjalimet e të ftuarve, kanë zgjatur më shumë se votimet për të gjitha ndryshimet e bëra. /VipSport.al/