FOTO/ “A të bëjmë një foto?”, gruaja e Canës bën humor me ish-kapitenin

Lorik Cana siç dihet tashmë është angazhuar me një projekt futbolli për të rinjtë në Shqipëri, por kjo nuk e pengon që edhe familjes t’i kushtojë vëmendjen e duhur si edhe kohë. Kështu, Cana ka menduar që të kalojë fundjavën pranë familjes dhe momentet më gazmore, bashkëshortja e tij Monika Cana nuk ka ngurruar t’i postojë në rrjetet sociale.

Ka qenë Monika ajo e cila ka kërkuar një foto me ish-kapitenin e Kombëtares, gjë e cila në fakt është kthyer në një ‘telenovelë’ dhe vetëm një foto nuk është realizuar. Kërkesën e saj, Cana nuk e ka plotësuar duke e hedhur në ujë dhe në fund, e pyet nëse donte një tjetër foto.

Duke ditur “vuajtjen” pas kërkesës për foton e parë, Monika ka qenë e bindur se do të gabonte në një kërkesë të dytë dhe përgjigja e saj ishte e qartë: “JOOOOOOO”. /VipSport.al/