Formula 1/ Mercedesi triumfon edhe në Azerbaxhan, Fetel nuk shkon më shumë se vendi i tretë

Në Çmimin e Madh të Azerbaxhanit, nuk ka surpriza. Dominojnë dy pilotët e Mercedesit, Vitali Botas dhe Ljuis Hemilton. Vetëm vendi i tretë për Ferraristin, Sebastian Fetel. Në fakt gara përfundoi ashtu siç pilotët u nisën në start. I vetmi që u penalizua gjatë startit ishte Çarls Leklerk, i cili humbi disa pozicione or arriti më pas të rikuperonte gjatë garës.

Ndërkohë, Hemilton nuk ia doli ndaj Botas në start, ndërsa më pas gjatë garës britaniku arriti të merrte vendin e parë, por nuk e mbrojti dot teksa në dy xhirot e fundit u parakalua nga Botas që ishte dukshëm më i shpejtë. Ndërkaq, Fetel me Ferrarin e tij nuk arriti për asnjë moment të kthehej në një rrezik konstant për Mercedesin, duke iu kënaqur shkallës më të ulët në podium.

Sakaq, në vendin e katërt e mbylli garën piloti i RedBull, Maks Vershtapen. Një tjetër performancë që tregon se edhe në këtë sezon Mercedesi do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur kundërshtarë, ndërsa skuderia Ferrari mbetet ende larg gjermanëve.