Flet ikona bardheblu: Partizani e ka të fituar edhe nëse luan me të rinj

Ish-sulmuesi i njohur i futbollit shqiptar, Mahir Halili, një nga emrat më të shquar të Tiranës në fillimin e viteve 2000, beson se tashmë të gjithë po bëhen gati të festojnë titullin kampion të Partizanit. Në “Neës24”, ai ka deklaruar se të kuqtë do të fitojnë titullin edhe nëse vendosin të luajnë me të rinj ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

“Mendoj se Partizani e ka fituar kampionatin. Partizani e ka merituar, edhe me të rinjtë të luajë këto ndeshje e ka të fituar kampionatin. Këtë kampionat e ka pasur më të lehtë se nuk kishte Skënderbeun, por e ka merituar”, tha Halili në studio.

Ndërsa duke ndalur te kampionati shqiptar, ai theksoi e tashmë është rritur rivaliteti për shkak të afrimit të futbollistëve ët huaj.

“Mendoj se tani loja e ekipeve është më e fortë, janë futur më shumë lojtarë të huaj, vijnë më me shumicë në kampionat. Atëherë kishin më pak, tani shumica kanë lojtarë të huaj në ekipe, është rritur shumë konkurrenca në ekipe”, deklaroi Halili. /vipsport.al/