Fitorja e Flamurtarit me Kukësin, Musta: Nuk e kuptoj pse habitet publiku

Mesfushori i Flamurtarit, Emiljano Musta, mendon se askush nuk duhet të çuditet me ecurinë e vlonjatëve, pavarësisht problemeve që po kalon skuadra sa i përket çështjeve financiare.

“Nuk e kuptoj se pse habitet publiku, se ne hyjmë në fushë gjithmonë për të fituar. Kukësi nuk është kor në vendin e dytë, ishte ndeshje e fortë, kishim marrë parasysh çdo gjë, një goditje por pastaj pjesa e dytë foli për ne”, deklaroi në “Rubrika Sportive” Musta, i cili sot shënoi një nga golat e vlonjateve në suksesin 2-1 ndaj Kukësit.

“Koliçi ishte fantastik, i tha çdo goditje të tyre jo. Pastaj në momentin e tyre më të mirë me një goditje te Sukajt ndryshoi ana psikologjike, pastaj pas 5 minutash shënuam e ishim të qetë, qarkulluam topin e u munduam t’i mbajmë larg portës tonë.

Këtë vit te Flamurtari vetëm mbrojtës i djathtë nuk kam luajtur, të tjerat të gjitha. Por jam zhvendosur pak më në qendër tashmë e ndjehem mirë, kam më shumë liri.

Mbase po të ishin të gjithë nuk do të shkonim shumë. kemi bërë një pakt që në fushën e lojës të harrojmë çdo gjë. Në fund të fundit, të luajmë për veten tonë, vera vjen shpejt dhe jemi të gjithë në merkato. Edhe nuk duhet të dorëzohemi, edhe tifozët e mrekullueshëm. Mundohemi të bëjmë maksimumin, nëse do të vendosnim të mos luanim më, tre muaj pa futboll është shumë e vështirë, kemi vendosur të shkojmë deri në fund sido që të shkojmë punët.

Sa muaj kemi pa u paguar? E kemi humbur, ka diçka të mirë se do të marrim të gjitha bashkë e mund të kemi kursime.

Objektivi? Matematikisht jemi për titull kampion, por mendojmë të vazhdojmë sa më mirë e të mundohemi të kapim Europën”, tha ai. /vipsport.al/