Fitojnë edhe kur nuk luajnë dhe marrin kreun, ka festë në qytetin e skuadrës së rekordeve në Shqipëri

Rrallë ka ndodhur që një skuadër të mos pësojë humbje në Shqipëri për 8 muaj. Aq më tepër në Inferiore. Devolli e Kategorisë së Dytë, është me të vërtetë një koicidencë e bukur. Madje, edhe kur nuk luan fiton dhe ngjitet në krye. Kështu ka ndodhur edhe dje në mbrëmje. Me të mbërritur lajmi nga Delvina se rivali i tyre kryesor Shkumbini barazoi 1-1, devollinjtë që e kishin pushim, por morën 3 pikët në tavolinë për shkak se luajtën me termin e tërhequr nga gara kanë nisur që të festojnë.

Devolli është në vend të parë dhe duke parë ndeshjet e radhazi, zor se i lëshon më këto pozita. Ja postimi i devollinjve që tashmë mendojnë për kategorinë e parë: “Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë kontributorët të cilët janë impenjuar maksimalisht në arritjen e objektivit. Kjo punë 4-vjeçare ka pasur shumë vështirësi , haluçinacione , ulje-ngritje , por mbi të gjitha pasion , përkushtim dhe besim. Një pikë kyçe në këtë rrugëtim fantastik ka pasur dhe tifozeria e cila na ka mbështetur pa kushte në çdo ndeshje , si dhe në transferta, afër dhe larg. Kudo ku kemi shkuar kemi treguar qytetarinë dhe kulturën tonë. Tani jemi vetëm 3 ndeshje larg kurorëzimit të kësaj pune të palodhshme. Si asnjëherë më parë, pranë titullit kampion të Kategorisë së Dytë”.

“Të gjithë bashke në 3 ndeshjet e mbetura. Djemtë na i kanë shpërblyer besimin këtë sezon duke mos pësuar asnjë humbje. I vetmi ekip në Shqipëri që nuk e di shijen e humbjes. Le ta stërmbushim stadiumin në ndeshjet e ardhshme dhe ta kthejmë në një arenë festive. Së bashku do ja dalim! Së bashku jemi më të fortë!”, – është ky postimi i devollinjve.

 

E.S./Vipsport.al/