Federata holandeze në mbështetje të Ajaksit dhe futbollit vendas, merr vendim për kampionatin

Ajaksi ka qenë surpriza më e madhe e Ligës së Kampionëve këtë sezon duke eliminuar Realin dhe së fundmi Juventusin për të kaluar në gjysmëfinalen e Championsit. Të martën e ardhshme, Ajaksi zbret në fushë për të provuar forcën ndaj Totenhemit, ndërkohë që ka edhe ndeshjen e kampionatit.

Në kampionat, Ajaksi duhet të luajë të dielën dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen e Championsit. Duke menduar për këtë sukses dhe për të mirën e Ajaksit në Europë, drejtuesit e futbollit holandez kanë menduar që të bëjnë një ndryshim në kalendar. Java që duhet të luhet 2 ditë para Championsit, është shtyrë dhe do të luhet në datën 15 maj.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjithë, sidomos nga rivalët e PSV-së, ndërkohë që drejtuesit e Federatës shprehen se është ër të mirën e futbollit holandez. Vendimi tashmë është zyrtar dhe opas ndeshjes që Ajaksi ka këtë javë në kampionat, do të ketë 10 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e parë ndaj Totenhemit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/